Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, bashkë me 12 deputetë të tjerë i kanë dërguar kryekuvendarit Kadri Veseli, kërkesën për debat parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.
Këtë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka thënë se zjarri duhet të luftohet me zjarr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I mbështetur nga 12 kolegë deputetë të tjerë nga rradhët e opozitës (shih nënshkrimet), sot dorëzova në Kuvend të Republikës së Kosovës Kërkesën për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.
Siç edhe shihet në arsyetim, thotë Sejdiu, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, i intensifikuar sidomos kohëve të fundit, duhet të merr përgjigje të ashpër nga Kosova.
“Thjeshtë, e drejta e Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga agresioni i drejtpërdrejtë i Serbisë mbizotëron çfarë do obligimi ndërkombëtar që Kosova mund të ketë marrë përmes marrëveshjeve bilaterale apo multilaterale”, përfundon Sejdiu.
{gallery}