Organizata joqeveritare “Polis” ka publikuar një analizë të procesit dhe planifikimit të buxhetit për vitin 2019 në Komunën e Shtimes, sipas së cilës kërkesat e qytetarëve në të shumtën e rasteve nuk përfshihen në planifikimin buxhetor.
Kjo OJQ gjatë mbajtjes së takimeve me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore për 2019-2021 ka mbledhur kërkesat e qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Shtimes për ta lehtësuar procesin e përfshirjes së tyre në buxhetin e kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas kësaj OJQ-je, kërkesat e qytetarëve janë më së shumti për ndërtim të trotuareve, ndriçim publik, rregullim të kanalizimit, asfaltim i rrugicave, ujësjellës, pastrim i mbeturinave, ndërtim të fushave sportive, rregullim të parqeve, rinovim të shkollave, rregullim të shtratit të lumit, rregullim i urave dhe rregullim i rrugëve bujqësore.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Mospjesëmarrja e qytetarëve në debate ia vështirëson planifikimin buxhetor Komunës së Shtimes
-
Zvarritet projekti i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal në Shtime
-
Komuna e Shtimes harton Planin e Veprimit për Transparencë 2019-2023
-
Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj
-
Policia në Shtime me plan për vetëdijesimin e vozitësve të mos parkojnë në trotuare