Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkesat e Kosovës në dialog janë njohja nga Serbia dhe ulësja në OKB

Më 7 shtator në Bruksel temë e bisedës mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, sipas këshilltarit të Thaçit, Visar Arifaj, do të jetë edhe Presheva.

“Temë do të jetë edhe Presheva. Afat kohor [për arritje të marrëveshjes] do të jetë fundi i këtij viti apo dy muajt e parë të vitit të ardhshëm. Na po kërkojmë që Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, kjo është kërkesa jonë”, ka thënë këshilltari i presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj.

“Është qenësore që në Kuvendin e Kosovës të ketë unanimitet. Kërkesa jonë është njohje dhe ulëse në OKB”, ka thënë ai.

“Unitetin për njohje e ki, unitetin për ulëse në OKB e ki, unitetin për negociata ku nuk e dimë se çka ki me fol, nuk e ki”, iu përgjigj deputeti i LVV-së, Liburn Aliu.


Aliu: Krasniqi po luan me emocionet e shqiptarëve të Preshevës

Edhe BE-ja ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progresin në dialog Arbëri BE-ja ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progresin në dialog

21:08 - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka komentuar konferencën për media të deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se Kosova duhet të hyjë në finale me Serbinë me kërkesa maksimaliste që është bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Memli po luan me emocionet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në këtë situatë që po flitet tash mos të harrojmë që kanë shkuar në dy raunde të dialogut. Kemi raporte të qeverisë për dialogun të cilat asnjëherë nuk janë diskutuar. Po pritet prej neve ta mbështesim Hashim Thaçin pa e ditur se çka ka me fol atje e duke pasur eksperienca të mëhershme me Hashim Thaçin”, ka thënë ai.

“Kjo nguti e vazhdueshme pa na informuar asgjë, me një njeri të cilin nuk mund t’i besohet me gjendjen të cilën e ka sjellë, atëherë është shumë legjitime që të kërkohet debat pasi u bë shumë temë serioze edhe në forumin në Austri”, ka thënë Aliu.

“Po ta japim sot mbështetjen në fund ne do të jemi fajtorët siç na ka bërë më herët”, ka thënë tutje deputeti i Vetëvendosjes duke iu referuar Thaçit.

“Atë po e shantazhojnë, ajo po e mbron vëllanë e vet aty”, tha Aliu për prezencën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në seancën e sotme.

Sipas tij, prania e deputetes Rugova në Kuvendin e Kosovës për seancat speciale kur i duhet pozitës edhe vota e saj bëhet për shkak të shantazhit ndaj saj për rastin e vëllait, Ukë Rugova.

Edhe Vuçiqi paralajmëron takime në Bruksel, opozita kosovare kërkon raportimin e Kurtit në Kuvend LAJMET E MBRËMJES Vuçiqi paralajmëron takime në Bruksel, opozita kosovare kërkon raportimin e Kurtit në Kuvend

Arifaj: Dialogu terren i gabuar për garë politike

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeministri Haradinaj për votim të ekipit qeveritar të negociatave ka pasur për qëllim që të shtyjë seancën e opozitës. Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo u bë që t’i hap rrugën presidentit Hashim Thaçi që të premten, më 7 shtator, të shkojë në Bruksel për të zhvilluar bisedimet me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Në emision, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në dialog nuk do të bisedohet për Ujmanin dhe Mitrovicën.

“Liqeni i Ujmanit dhe qyteti i Mitrovicës janë të Kosovës dhe asnjëherë nuk do të diskutohet për to”, ka thënë Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“E kuptoj që është garë politike por është duke u bërë në terren të gabuar. Nuk është dialogu vendi ku duhet bërë garë politike. Arritja e një marrëveshje paqësore me Serbinë është në interes për Kosovën. Serbia nuk është e interesuar për dialog dhe tërë kohën mundohet të gjejë arsye që ta fajësojë Kosovën për dialogun”, ka thënë Arifaj duke përmendur seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën e thirrur nga pozita.

Edhe Kosova në pritje të takimit të radhës në Bruksel, Asociacionin e quan temë të mbyllur Arbëri Kosova në pritje të takimit të radhës në Bruksel, Asociacionin e quan temë të mbyllur

Ai iu drejtua deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu duke i thënë se po i ikin përgjegjësisë dhe për dialogun duhet të kenë unitet.

“Ne kemi unitet, por si të bashkohemi kur nuk e dimë se për çka të flasim”, iu përgjigj Aliu.