Sot ka filluar dhënia e vaksinave në Prishtinë.
Nexhmedin Hoti, shef i Shërbimit të Vaksinimit në QKMF në Prishtinë, tha se gjatë paradites janë vaksinuar 750 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka shumë persona, që po interesohen. I ftojë pacientët që të mos krijojnë tollovi, ne i kemi 10 mijë vaksina”, tha ai sot për RTK.
Sipas tij ka vaksina për të gjitha kategoritë e parapara. Ai bëri me dije se kanë kapacitete të pakta për kërkesat. “Jemi duke punuar në dy grupe. I ftoj pacientët mos të vijnë në këtë mënyrë, sepse ka vaksina të mjaftueshme”, tha ai.
Hoti bëri me dije se nuk ka epidemi të gripit. “Koha është ideale deri në fund të muajit dhjetor”, deklaroi ai.