Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që është komandant suprem.
Ai tha se gjithçka që urdhëron do të zbatohet.
“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet”, ka thënë Vulin, përcjellin mediat serbe.
“Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet”, tha Vulin.
Artikuj të ngjashëm
-
Vulin: Ushtria serbe, e gatshme të mbrojë jetët e serbëve në Kosovë
-
Serbia ngre Ushtrinë e Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake
-
Serbia vazhdon ta mbajë ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie
-
Vuçiqi po e merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë si dikur Millosheviqi, shkruan e përditshmja austriake
-
Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë