Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërcënon Sekretari Organizativ i Lëvzijes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi

Një kërcënim i hapur për të gjithë të dorëhequrit nga pozitat e tyre në Vetëvendosje u ka ardhur këtë të diel nga sekretari Organizativ i Lëvzijes Ismail Kurteshi.

Ismail Kurteshi ka thënë se nga “Vetëvendosje” do të largohen ata që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me kokurrencën dhe të respektojnë statutin e Lëvizjes.

Por Kurteshi është shprehur i bindur se Vetëvendosje do t’i tejkalojë mosmarrëveshjet brenda partisë.

Kurteshi, në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, ka thënë se zgjedhjet brenda partisë do të jenë demokratike.

Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë kryetari Shpend Ahmeti, e as deputetë e anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes, të cilët dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në parti.

Edhe Kurteshi: Nga lëvizja do të largohen ata që s’janë të gatshëm të përballen me konkurrencën Arbëri Kurteshi: Nga lëvizja do të largohen ata që s’janë të gatshëm të përballen me konkurrencën

Ndërkohë, zgjedhjet për kryetar dhe strukturat e Lëvizjes do të mbahen të dielën e ardhshme.

Kandidat i vetëm për kryetar është deputeti Albin Kurti.