Është kërcënuar me jetë autori i dokumentarit “Rrëfime për Kosovën” Fatmir Lama, pas transmetimit të episodit të parë të ciklit të dytë, të quajtur “Dhuna shtetërore”, ku shpalosen fakte dhe dokumente për bashkëpunëtorët e atëhershëm të Serbisë, raporton KTV .
Por, telefonata kërcënuese të cilën Lama e mori nga biri i Bislim Vatovcit, njërit nga të përmendurit në dokumentar, përfundoi në polici.
E, më tronditëse pritet të jenë episodet e tjera të dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”, për të cilat autori thotë se opinioni duhet të njihet me historinë e vërtetë të asaj kohe. I biri i Bislim Vatovcit, në asnjë rast nuk e mohon vërtetësinë rreth të atit, por vetëm kërcënon pse është hulumtuar arkivi.
Policia tashmë ka konfirmuar se është duke kryer hetimet në këtë rast të kanosjes.
-
I pandehuri s’e pranon fajësinë për kanosjen e Fatmir Lamës
-
“Rrëfime për Kosovën” si libër i historisë së shkruar nga dëshmitarët
-
“Rrëfime për Kosovën” me një tjetër cikël për zbardhjen e së vërtetës
-
Lama: Pavarësia e Kosovës nuk do të ndodhte pa demonstratat e 81'-tës
-
“Kufiri i vuajtjeve” për kapitullin e radhës