Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërcënohet deputeti Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli është kanosur gjatë ditës së djeshme nga një person.

Pacolli ka thënë për KALLXO.com se ai dhe familja e tij është kanosur përmes një SMS në telefon.

“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, tha Pacolli.

Ai tutje ka shtuar se nga informacionet që ka, personi i cili e ka kanosur atë, e i cili sipas tij është i njohur për policinë ende nuk është dorëzuar në polici.

“Rasti është paraqitur në polici dhe mendoj se është detyrë e organeve të drejtësisë të merren me të”, u shpreh Pacolli.

Rasti i këtij raportimi të kërcënimit ishte raportuar edhe nga policia në raportin ditor.