Komisioni i disiplinës i Komunës së Pejës e ka pranuar si të bazuar fletëparaqitjen e drejtorit të Inspektoratit komunal, Demë Dashi, të ngritur ndaj inspektorit të veterinës, Arbër Taraku, të cilin komisioni e ka gjetur fajtor për shkelje të rëndë të detyrave të punës dhe i ka shqiptuar masën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës si shërbyes civil në Komunën e Pejës, pa iu reduktuar e drejta në pension.
Bazuar në fletëparaqitjen e eprorit të tij, inspektori Arbër Taraku është dyshuar se ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës dhe ka tejkaluar autorizimin dhe kompetencat tij si inspektor komunal. Konkretisht bëhet fjalë për një publikim që ka bërë para një muaji në një profil të Facebook-ut, me të cilin kishte thirrur qytetarët e Pejës e më gjerë, që të kishin kujdes ndaj produkteve ushqimore të importuara nga Serbia, me arsyetimin se “ato nuk kontrollohen, sepse laboratorët në vendin tonë nuk kanë kushte për kontroll të rregullt të produkteve”.
(tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Inspektorit në Pejë i kushton me vend pune thirrja për kujdes në konsum të produkteve serbe
-
Akuzohet zyrtari komunal për shpërdorim të detyrës zyrtare
-
Dyshime për keqpërdorime me patentë shoferë, aktakuzë ndaj pesë personave në Pejë
-
Aktakuzë ndaj një inspektori të punës në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për “keqpërdorim të detyrës” në Klinë