Prej rreth një muajsh institucionet publike në Lipjan kanë dështuar t’i rregullojnë semaforët në qendër të qytetit, të cilët janë dëmtuar pas një aksidenti të komunikacionit.
Rreth kësaj çështjeje kanë shprehur shqetësime qytetarët, me arsyetimin se po rrezikohen nga automjetet në këtë udhëkryq, ndërkohë është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal. Po ashtu, subjekti opozitar PDK-ja në këtë qytet ka reaguar edhe nëpërmjet një komunikate, duke kritikuar qeverisjen e kryetarit Imri Ahmeti për dështim dhe mosmirëmbajtje të pronës publike, shkruan sot Koha Ditore.
Hyzer Rizani, kryetar i PDK-së, dega në Lipjan, nëpërmjet një komunikate, ka thënë se prej një muajsh qeverisja e kryetarit Imri Ahmeti ka dështuar t’i rregullojë semaforët, të cilët po paraqesin rrezik për të gjithë qytetarët. Sipas tij, kryetari Ahmeti është i zgjedhur për ta menaxhuar paranë publike dhe për mirëmbajtjen e pronës publike, mirëpo deri tashti ka dështuar të ketë një angazhim të tillë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Zvarritet riasfaltimi i rrugës regjionale Shtime-Lipjan, në drejtim të Prishtinës
-
Asamblistja e Lipjanit padit kryetarin për dëmtim integriteti
-
Përmirësimi i dokumentit për harta zonale në Lipjan përplas pushtetin me opozitën
-
Opozita në Lipjan akuzon qeverisjen e Ahmetit për keqmenaxhim të parasë publike
-
VV-ja në Lipjan akuzon qeverisjen e Ahmetit për ndërtime të larta pa kritere