Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës, pohon se kjo kompani ka shënuar tejkalim të planit të punës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Drejtori menaxhues i kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçi, ka njoftuar se termocentrali Kosova A ka kaluar planin e prodhimit për 12 përqind, ndërsa Kosova B për 5 përqind.
Ai, më tutje, ka shtuar se KEK-u, për gjashtë muaj, ka fituar mbi 8 milionë euro.
Sa i përket auditimit të jashtëm të kësaj kompanie, Thaçi ka bërë të ditur se kanë përmbushur obligimet e parapara me ligjet në Kosovë.
Sipas tij, raporti i auditimit është miratuar pa ndonjë vërejtje.
Artikuj të ngjashëm
-
KEK-u tejkalon planin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti
-
KEK-u tejkalon të gjitha parashikimet, 23 milionë euro profit për 11 muaj
-
Korporata Energjetike e Kosovës, për gjashtë muaj tejkalon të gjitha parashikimet
-
KEK-u në vitin 2018 kaloi planin e prodhimit për 10 milionë euro
-
KEK-ut i shtohen rreth 35 megavatë kapacitet prodhues