Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK-u shpenzoi 2.5 milionë euro për riparimin e rotorit që e shiti për skrap

Pak para ka fituar Korporata Energjetike e Kosovës nga pazari i shitjes së makinerive për skrap.

Në KEK kanë thënë të mos e dinë çmimin e blerjes së makinerive të rënda, pasi sipas tyre, ato janë të viteve të mëhershme (para luftës).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por burime brenda KEK-ut kanë thënë për Kohën Ditore se kjo Korporatë për blerjen e disa pajisjeve të tjera (më të vogla se këto) ka shpenzuar 160 milionë euro nga viti 2009.

Në të njëjtin vit, vetëm riparimi i ekskavatorit SRSs Takraf 1300-rotori 8, që punon në Mirash ka kushtuar 15.5 milionë euro.

Miliona euro ka kushtuar edhe riparimi i rotorit 2 në sektorin e Sitnicës (në vitin 2012) që tash është shitur si hedhurinë metali. E krejt kontrata e shitjes së tashme, që përfshin rotorin 2 bashkë me 3 makineri të tjera dhe hedhurinë hekuri e bakri është pak më shumë se 200 mijë euro. (Pjesën e tretë dhe të fundit të serisë KEK-u “grin” miliona euro “pa afat” mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.