KEDS-i rrezikon të dënohet deri në 10 mijë euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka kërkuar që të kthejë në punë 93 punëtorët e larguar muaj më parë nga puna.
Në aktvendimin e nxjerrë, gjykatësi i ka dhënë mundësi vetëm 7 ditë ankese KEDS-it. Sindikata ka paralajmëruar rikthimin në vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët e larguar me apo pa dashjen e menaxhmentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht këtij aktvendimi, KEDS-i do të vazhdojë të mos e respektojë.
Zyrtarë të KEDS-it kanë deklaruar se derisa nuk ka ende një vendim përfundimtar për këtë çështje, nuk duan të komentojnë. Nga ana tjetër, sindikalistët kanë paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojnë punëtorët e larguar nga puna nëse menaxhmenti nuk respekton vendimin e gjykatës.
Të njëjtit kanë thënë se gjendja financiare e punëtorëve është shumë e vështirë.