Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, edhe një herë ka ngritur zërin për Kosovën. Në një postim në platformën X ajo ka publikuar fotografi nga vizita në Kosovë duke theksuar se ende nuk ka veprime për rolin e Beogradit në sulmin në Banjskë.
Ajo ka theksuar se edhe një muaj pasi Milan Radoiçiq pranoi se organizoi grupin për sulmin që planifikonin në veri të vendit, ai mbetet në liri.
“Është bërë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me armët e ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit”, ka shkruar ajo.
Kearns ka takuar familjen e rreshterit që u vra më 24 shtator nga ky grup i armatosur.
“Unë i kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata e meritojnë drejtësinë”.
It is now a month since Radoičić admitted guilt for the paramilitary attack on Kosovo with Belgrade provided weapons.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 27, 2023
Yet he remains free in Serbia.
With no accountability for Belgrade’s role.
I’ve seen the weapons, and I’ve met Afrim Bunjaku’s family - they deserve justice. https://t.co/BB3qz9dU7K pic.twitter.com/t2vmmCg0SS
-
Kearns: Ende s’ka pasoja për Beogradin, Kosova mbetet nën sanksione
-
BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
-
Gola: Serbia po shkel vlerat e Këshillit të Evropës duke e mbajtur Radoiçiqin të lirë
-
Deputetja britanike që alarmoi para Banjskës: Kërcënimi në Ballkan, gjithmonë i pranishëm
-
Dy vjet nga sulmi në Banjskë, terroristët ende të lirë