Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KE parashikon 3.5% rritjen ekonomike të Shqipërisë

Komisioni Evropian parashikon një rritje ekonomike të Shqipërisë prej 3.5% gjatë vitit 2017.

Në bazë të parashikimeve ekonomike të bëra për vitin 2017, Komisioni vlerëson se kjo rritje e ekonomisë shqiptare pritet t’i atribuohet kryesisht investimeve private dhe shpenzimeve të kryerja nga individët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbajtja e një politike monetare akomoduese, një përmirësim i tregut të punës dhe flukse të mëdha hyrëse të IHD-ve, pritet të mbështesin shpenzimet e konsumit dhe investimet e biznesit gjatë këtij viti dhe vitit 2018, raporton KP.

Në vijim të këtyre projektimeve pozitive, është parashikuar gjithashtu një rënie në deficitin fiskal dhe raportin e borxhit publik. Sipas Komisionit Evropian, kjo prirje rritëse do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018, ku rritja ekonomike parashikohet në nivelet e 3.6%.