Ekonomia shqiptare projektohet me performancë ekonomike më të lartë se vendet e rajonit, në raportin e Bankës Botërore (BB) të qershorit 2018 për perspektivën e rritjes ekonomike botërore.
“Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme prej 3,6% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitet 2019-2020, duke arritur të mbajë një normë rritjeje më të lartë se sa mesatarja e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor që është 3,2% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitin 2019”, citon raporti i BB-së, transmeton KsP.
Përsa i përket rritjes ekonomike të rajonit të Evropës Lindore, ajo do të jetë 3,3% në vitin 2018, 3,6% në vitin 2019 dhe 3,5% në vitin 2020, të dhëna këto që tregojnë se performanca ekonomike e Shqipërisë do të jetë në mesataren e rajonit ose më e lartë.
Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azinë Qendrore pritet të bjerë në 3,2% në vitin 2018 nga 4,0% që ishte në vitin 2017, ndërsa duke filluar nga viti 2020, rritja pritet të bjerë gradualisht në 3,0%.
Projeksionet pozitive të BB-re, për rritjen e ekonomisë shqiptare, i bashkohen parashikimeve optimiste edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare.
Edhe
Banka Botërore pret rritje ekonomike në Kosovë e rajon
Moody`s dhe S&P dhe Komisioni Evropian, kanë dhënë vlerësime bindshëm më të larta për ecurinë e ekonomisë në Shqipëri.
Komisioni Evropian ka dhënë pritjet më të larta për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në një raport të fundit ku analizohen ekonomitë e vendeve që aspirojnë për anëtarësim në BE vihet re se Komisioni Europian parashikon një rritje të ekonomisë shqiptare prej 3.8% këtë vit.