Mangësi të shumta ka konstatuar Komisioni Evropian në Raportin e progresit, në pjesën që i kushtohet organit më të lartë përfaqësues - Kuvendit.
Mosushtrimi i kontrollit mbi Qeverinë, dështimi për t’i zgjedhur anëtarët e bordeve në bazë të meritave, miratimi i ligjeve në procedurë të përshpejtuar dhe pa debat - janë disa prej mangësive të institucionit më të lartë ligjvënës, që evidentohen në Raportin e progresit, shkruan Koha Ditore.
Si shqetësuese përmenden mungesa e shpeshtë e deputetëve në seancat plenare, polarizimi i vazhdueshëm politik dhe hedhja e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.
Raporti, i cili u publikua të martën, fillimisht i bën një përshkrim mosfunksionimit të punës së Kuvendit për muaj të tërë, duke ndikuar edhe në mospërmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
KE-ja kritikon Kuvendin për kuorumin dhe për dobësim të rolit mbikëqyrës ndaj Qeverisë
-
Komisioni Evropian i kërkon Kuvendit t’i ndëshkojë deputetët që mungojnë pa arsye
-
Draftraporti i PE-së: Shprehje e keqadhjes për paraliza politike – mbështetje për njohje dhe integrim në BE
-
Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar e stagnim
-
Nuk ka befasi: Kosova me progres të limituar për shkak të ngërçit politik