Komisioni ka miratuar një propozim për një pako ndihmëse makro-financiare në vlerë prej 3 miliardë eurosh për dhjetë shtete fqinje, mënyrë që të përballen me krizën ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Këtu, Kosova pritet të përfitojë një shumë prej 100 milionë eurosh.
Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Evropian dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.
Today’s €3 billion macro-financial assistance package to support ten neighbouring countries is an important component of #EU global response to #COVIDー19 pandemic. MFA will continue to be a key tool to use in this evolving crisis. https://t.co/cutUPSPxtA
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 22, 2020
BE-ja synon t’i mbështesë vendet partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Ajo përfaqëson një demonstrim të rëndësishëm të solidaritetit të BE-së me këto vende në kohë krize, sipas një komunikate nga Komisioni Evropian.
Pas një vlerësimi paraprak të nevojave për financim, propozimi parashikon që fondet e MPJ-së të shpërndahen në vendet si në vijim: Republikën e Shqipërisë (180 milionë €), Bosnje dhe Hercegovinë (250 milionë €), Gjeorgji (150 milionë €), Mbretëria Hashemite e Jordanit (200 milionë €), Kosovë (100 milionë €), Republikën e Moldavisë (100 milionë €), Malin e Zi (60 milionë €), Republikën e Maqedonisë së Veriut (160 milionë €), Republikën e Tunizisë (€ 600 milionë) dhe Ukrainë (1.2 miliardë €).
Në njoftimin lëshuar mediave, theksohet se mbështetja e fqinjëve është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për të mbajtur të gjithë rajonin stabil.
“Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së koronavirusit, BE-ja do t’i ndihmojë vendet të përmirësojnë ekonominë e tyre. Këto programe të MPJ-së do të ndihmojnë 10 vende në sigurimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe mbrojtjen e njerëzve dhe kompanive të tyre gjatë kohës së krizës”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian.
“Solidariteti evropian nuk duhet të ndalet në kufijtë e bashkimit tonë. Sepse në këtë krizë globale, duhet të qëndrojmë për njëri-tjetrin. Sot Komisioni Evropian po merr një hap vendimtar për të ndihmuar dhjetë fqinjët tanë në luftën e tyre kundër pandemisë. Unë i bëj thirrje Parlamentit Evropian dhe Këshillit që shpejt të bien dakord për këtë paketë të rëndësishme“, ka thënë Paolo Gentiloni, Komisionere për Ekonomi.
Edhe
BE do të ndajë 160 milionë euro për Maqedoninë e V. për ta shpëtuar nga kolapsi ekonomik
Fondet e MPJ-së do të vihen në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive me kushte mjaft të favorshme për t'i ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre të financimit. Së bashku me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, fondet mund të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për të lejuar që burimet të ndahen për mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Propozimi i Komisionit i nënshtrohet miratimit nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së. Duke pasur parasysh nevojën urgjente për këtë mbështetje, Komisioni thotë se shpejtë do të mbështesë miratimin e propozimit.
Pasi propozimi të jetë miratuar, Komisioni është i gatshëm të ekzekutojë këstin e parë sa më të shpejtë që të jetë e mundur. Kësti i dytë mund të ekzekutohet në tremujorin e katërt të vitit 2020 ose në gjysmën e parë të vitit 2021, sipas Komisionit Evropian.