Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kë e falënderon Lladrovci për fitoren në Drenas, e kush e bëri të ndjehet keq para norvegjezëve

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në raundin e parë të zgjedhjeve fokusin kryesor e kishte nxitjen dhe kthimin e interesit të qytetarëve që të dalin në zgjedhje.

Ai me këtë e arsyeton mungesën e tij në medie gjatë fushatës zgjedhore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lladrovci në Rubikon të KTV-së potencoi se rezultati është rezultat i pjesëmarrjes së shtuar të gruas në zgjedhje.

“Në raundin e parë nuk kam pas mundësi të vi në medie dhe të paraqitem për kërkesat për gazetarët. Jam marrë me qytetarët të cilët këmbëngulnin që nuk do të dalin në zgjedhje dhe në balotazh e keni pa edhe ju, kontratë do të bëj por veç me qytetarët. Kjo ka qenë edhe rezultat i gruas demokratike”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci nuk beson se hezitimi i qytetarëve të dalin në zgjedhje ishte hakmarrje ndaj PDK-së.

“Kanë mendu që ne kemi fitu gjithmonë dhe do të fitojmë”, ka thënë ai. “Në balotazh gratë kanë qenë shtytësi kryesor. Rritja e madhe e votave ka qenë për shkak të daljes së grave”.


Kë e falënderon Lladrovci për fitoren në Drenas... by kohanet

Si e bëri drejtoresha e spitalit të dalë keq Lladrovci para norvegjezëve?

Shëndetësia në Drenas ndonëse në gjendje jo të mirë ende ka drejtorin e vjetër. Kjo sepse kryetari i Drenasit nuk ka vepruar njëjtë si në fushat tjera, ani pse që në fillim të detyrës ishte zotuar se do të bënte diçka të tillë.

I pari i Drenasit në Rubikon të KTV-së theksoi se karshi drejtoreshës i ka shprehur vërejtjet e tij dhe në vazhdimësi i ka krijuar edhe probleme tjera. Ai përmendi një rast kur drejtoresha e spitalit nuk ka vepruar mirë, për çka Lladrovci thotë se janë duke i bërë hetimet dhe ende nuk ka diçka përfundimtare.

“Nuk mund ta vlerësoj me saktësi nëse ka kapacitet ose jo ta përmirësoj gjendjen e spitalit. Komuna ka memorandum me një shoqatë norvegjeze dhe te cilët i ndihmojnë njerëzit të cilët nuk kanë kushte të paguajnë për shërbimet e tyre dhe ata kanë sjellë ndihma për ata. Mirëpo ajo një natë më herët e ka mbyllur derën me dry, nuk e di pse e ka bërë një gjë të tillë. Ka provu mu arsyetu se ka pas shenja të disa femrave me shami të cilat po hyn e po dalin. I kam thënë ktheji kamerat dhe janë po të njëjtit njerëz që punojnë aty”.

Ai thotë të ju ketë kërkuar falje ndonëse bashkëpunimi me ta i bën mirë zhvillimit të Drenasit.

“Të dytë, burrë e grua që janë norvegjezë më janë shprehur me keqardhjen ma të madhe që pas dy vite pasi e ndihmojnë Drenasin, dikush t'jau mbyll derën më dry. Ju kam kërkuar falje dhe ata janë kthyer të punojnë”, ka thënë ai.