Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KDI: Vazhdon ndikimi politik në institucionet e shëndetit publik

Një hulumtim i KDI-së me temën “Kapja e shtetit në Kosovë, tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”, nxjerr në pah të dhëna për kapjen e sektorit të shëndetësisë. Arben Kelmendi nga KDI-ja tha se niveli i ulët i financimit dhe mosndëshkueshmëria kanë bërë që gjendja në këtë sektor të përkeqësohet në 6 vjetët e fundit.

Kosova ka shpenzimet më të vogla për kokë banori në shëndetin publik në rajon.

Keqmenaxhimi dhe financimi i ulët po del të jenë fitimprurës për ofruesit privatë, duke i shkaktuar kështu dëme shëndetit të qytetarëve.

Kështu u tha gjatë prezantimit të një hulumtimi nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili në bashkëpunim me programin “Kapja e shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”, kanë publikuar raportin “Tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”.

U tha se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i qeverisjes, duke zvogëluar korrupsionin.

Edhe KDI: Kapja e shtetit në Kosovë përmes sektorit të shëndetësisë Arbëri KDI: Kapja e shtetit në Kosovë përmes sektorit të shëndetësisë

“Parimisht, është si një kontroll mjekësor i sistemit kundër korrupsionit të vendeve. E kemi kuptuar që lufta kundër korrupsionit nuk po shkon mirë, targeti ndaj një sektori nuk na çon atje ku duam. Kemi identifikuar sektorë me rrezik të lartë, si ai i shëndetësisë, planifikimi urban. Pyetja për t’u përgjigjur është që të shohim elemente të kapjes së shtetit. Ajo përkufizohet kur vendimet politike orientohen larg sektorit publik përmes mjeteve korruptive”.

Por këtu pati vërejtje për këtë analizë të KDI-së .

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se prioritet i ministrit ishte heqja e listave të pritjes, ashtu siç ndodhi me listën e stentimeve.

Por zyrtarët e MSH-së u kritikuan, sidomos ministri i Shëndetësisë, për mënyrën se si i mori meritat kryesore për heqjen e listës së pritjes për stentime në QKUK.

Edhe Bajrami: Gjendja në shëndetësi e ka emrin korrupsion Arbëri Bajrami: Gjendja në shëndetësi e ka emrin korrupsion

Në këtë raport, KDI-ja rekomandon të ulet ndikimi politik dhe komercial në MSH dhe institucionet e tjera përgjegjëse për shëndetin publik.

Ajo kërkon që të zgjidhen problemet e shumta që lidhen me prokurimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore që redukton cilësinë e tyre.