Anëtarët e shoqërisë civile thonë se po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos transparencën e Qeverisë.
“Përkundër kërkesave të vazhdueshme për një rol të shtuar dhe përfshirje të SHBA-ve në dialog, ne shprehim shqetësimin tonë për mungesën e transparencës që ka shoqëruar procesin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Për më tepër mbeten ende të panjohur hapat e ardhshëm drejt zbatimit të saj”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se duke ndjekur praktikë të njëjtë, Qeveria po vazhdon takimet në Bruksel, ku është paralajmëruar mundësia e arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Sidoqoftë, përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë ofruar detaje në lidhje me agjendën, temat dhe pozicionin e Kosovës në këto takime në Bruksel. Qeveria e vendit si bartëse e këtij procesi nuk ka qenë transparente as ndaj Kuvendit si organi më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimet e deritanishme të Qeverisë në Kuvend në lidhje me dialogun kanë qenë vetëm sipërfaqësore, duke mos ofruar informacione konkrete për zhvillimet në kuadër të këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë me deputetët as platformën shtetërore për dialogun me Serbinë dhe nuk e ka bërë publik këtë dokument as për qytetarët.
“Mungesa e informacionit në lidhje me dialogun ka shkaktuar konfuzion dhe pasiguri tek qytetarët për rezultatet e pritura të këtij procesi. Prandaj ‘Platforma e Shoqërisë Civile për Dialog’ kërkon që procesi i dialogut të zhvillohet mbi parime të mirëfillta të transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë para Kuvendit dhe publikut të gjerë”, thuhet në komunikatë.
-
KDI: Mostransparenca e Qeverisë për dialogun po krijon hapësirë për dezinformim
-
Haxholli: Qeveria Kurti, jotransparente për dialogun me Serbinë
-
Drojë për rikthim të mundshëm të tensioneve mes Kosovës e Serbisë
-
Shoqëria civile i kërkon Kurtit qartësim të qëndrimeve për dialogun
-
Qeveria ka tendencë të mbajë publikun në terr informativ për dialogun, sipas shoqërisë civile