Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KDI-ja: Planifikim dhe menaxhim i dobët i kontratave publike

Menaxhimi i dobët i kontratave të prokurimit publik nga autoritetet kontraktuese dhe kualiteti i dobët i punëve nga operatorët ekonomikë, në disa raste, po krijojnë nevojën për investime shtesë.

Kjo, sipas një hulumtimi të Institutit Demokratik të Kosovës, përveç kualitetit të dobët të investimeve publike, për taksapaguesit po krijohet edhe barrë financiare, pasi jo pak herë, autoritetet kontraktuese detyrohen të japin kontrata të reja për të “arnuar” investimet paraprake, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxherja e Programeve në KDI-ja, Diana Metushi-Krasniqi, ka shpjeguar se autoritetet kontraktuese, në disa raste janë të detyruara të riinvestojnë në investimet paraprake, më qëllim të sanimit të problemeve nga mungesa e cilësisë së punës. Rast tipik i kësaj, sipas saj, janë projektet e dy shkollave në Ferizaj, “Tefik Çanga” dhe “Faik Konica.

Objekti i shkollës “Tefik Çanga” është përballur me një sërë ankesash nga udhëheqësia e shkollës që nga ndërtimi i saj, drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)... (Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.