Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 199 raste të reja

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Vdekjet janë regjistruar në Prishtinë dy raste (78 dhe 66 vjeç), Malishevë (79 vjeç) dhe Prizren (79 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të martën edhe për 199 raste të reja nga testimi i 1282 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 52 mijë e 333. Të martën janë regjistruar 430 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 43 mijë e 378. Janë edhe 7600 raste aktive.

Kanë vdekur 1355 persona.