Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 307 raste të reja pozitive me koronavirus.
Nga një rast i vdekjes janë nga Fushë-Kosova (58 vjeç), Malisheva (63 vjeç), Prizreni (63 vjeç) dhe Suhareka (58 vjeç).
Numri total i të vdekurve ka arritur në 1532.
307 rastet e reja pozitive janë nga testimi i 1787 mostrave.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj.
Edhe
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Numri total i të infektuarve ka arritur në 63.089.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 221 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 54.661. Janë 6896 raste aktive.