Arbëri

Katër të vdekur dhe 113 të infektuar brenda 24 orëve në Kosovë

Edhe katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Numri total i vdekjeve si pasojë e COVID-19 tani ka shkuar në 2217, me vdekjet e regjistruara të mërkurën. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 113 raste të reja me virus, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet e vdekjes janë nga Prishtina dy raste (72 dhe 66-vjeç), Kaçaniku një rast (56-vjeç) dhe Mitrovica një rast (74-vjeç).

Për 24 orë janë kryer 1678 testime. Nga to 6.7 për qind kanë rezultuar pozitive – 113 raste pozitive.

Të njëjtën ditë janë regjistruar 316 të shëruar duke e ulur numrin e rasteve aktive në 5895.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 106 mijë e 651 raste, që nga rastet e para në muajin mars të vitit të shkuar.

Image