Eroll Muhaxheri nga Peja, brenda një muaji dy herë është sulmuar nga qentë endacakë në qendër të qytetit, derisa po shkonte në mëngjes në punë.
“Është e dyta herë që po sulmohem nga qentë derisa po shkoj në punë. Herën e parë më kanë rrëzuar në tokë, por nuk më kanë kafshuar, kurse tash herën e dytë u kafshova në këmbë nga një qen i madh në korzo, mu përballë objektit të Komunës”, tregon Muhaxheri për rastin që i ka ndodhur dhe për çka i është dashtë të trajtohet në spital, shkruan sot Koha Ditore.
Ai thotë se shqetësim ka posaçërisht për vajzat e tij që çdo ditë kalojnë së njëjtës rrugë për në shkollë.
“Unë jam i rritur dhe e përballoj edhe psikikisht më lehtë, por vajzat e mia dhe fëmijët e tjerë nga frika e kafshimit përjetojnë edhe trauma që mund t’i përcjellin deri vonë”, shpreh ai shqetësimin e tij.
Ai nuk ka qenë qytetari i vetëm që është kafshuar gjatë këtij muaji nga qentë në Pejë. Besnik Ibraj, shefi i Urgjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, konfirmoi për “Kohën Ditore” se gjatë këtij muaji kanë qenë katër raste të kafshimit nga qentë endacakë, që janë trajtuar në Urgjencën e Spitalit.\Ilir Osmanaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë
-
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
-
130 kafshime nga qentë endacakë për 10 muaj, zgjidhja s’duket afër
-
Qentë endacakë sulmojnë një qytetar në shesh