Janë katër shtylla që pritet ta përbëjnë traktatin historik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që synohet të mbërrihet në finalen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Tashmë, palëve u janë prezantuar ato. Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës i cili në dy mandatet paraprake ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka përmendur të katërtat, shkruan sot Koha Ditore.
“Nëse dialogu në mes të dyja vendeve ka arritur që të zgjidhë disa çështje të natyrës, edhe politike e, edhe teknike, fundi i procesit matet: Të dyja vendet mund të jenë në raporte normale; Mund ta deklarojmë si përmbyllje të konfliktit 100-vjeçar; Si zgjidhje të çështjes së hapur bilaterale Kosovë-Serbi; Njohje e ndërsjellë. Dhe, kjo është letër të cilën e ka në dorë Beogradi”, i ka thënë gazetës zëvendëskryeministri Hoxhaj.
“Kësaj duhet t’i pasojë mandej anëtarësimi në OKB, i cili si proces natyrisht që varet edhe prej marrëveshjes Kosovë-Serbi, por mbi të gjitha varet prej vendimmarrjes në Këshill të Sigurimit”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
-
Hoti: Edhe pas negociatave, Shqipërinë e pret faza vendimtare për anëtarësim në BE
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia