Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër milionë euro për projektet kulturore e sportive në Ferizaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me kryetarin e komunës së Ferizajt kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për financimin e disa projekteve kapitale në fushën e sportit dhe trashëgimisë kulturore në këtë komunë vlera e të cilës është rreth 4 milionë euro.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, u shpreh se në kuadër të ciklit për ndërtim të disa pishinave gjysmë olimpike pas nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme një të tillë do e këtë edhe Ferizaj.

Gashi tha se pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi është edhe ndërtimi i stadiumit ndihmës dhe renovimi i stadiumit të qytetit, si dhe ndërtimi i një terreni sportiv në Dubravë. Sipas tij Ferizaj gëzon fatin që në këtë qytet do ndërtohet Qendra Multifunksionale që do shërbej për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

"Projekti i vetëm që po fillojmë në Republikë të Kosovës është Qendra Multifunksionale, një objekt i cili do të filloj të ndërtohet në Komunë e Ferizajt, e i cili do shërbej për shumë aktivitete edhe rinore edhe sportive edhe kulturore dhe është një objekt multifunksional i cili do u shërben edhe gjeneratave të ndryshme, por edhe në të njëjtën kohë shumë lloje të aktiviteteve. Pjesë e marrëveshjeve për financim është edhe stadiumi ndihmës pra edhe renovimi i stadiumit e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunës suaj dhe në të njëjtën kohë edhe përkushtim i yni për ta avancuar infrastrukturën sportive në Republikë të Kosovës", u shpreh Gashi.

Ai tha se sot me të parin e Ferizajt, Agim Aliun, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe për restaurimin e disa monumenteve kulturore në këtë qytet.

Edhe MKRS zotohet të mbështesë ndërtimin e pallatit të kulturës dhe të stadiumit të ri në Ferizaj Arbëri MKRS zotohet të mbështesë ndërtimin e pallatit të kulturës dhe të stadiumit të ri në Ferizaj

Gashi bëri të ditur se me Aliun janë dakorduar që shpejti të funksionalizohet plotësisht edhe qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Ferizaj, e cila deri tani ka funksionuar me vetëm një zyrtar.

"Ferizaj ka theksin e veçantë edhe në investimet e trashëgimisë, përkatësisht restaurimit të disa monumenteve dhe aseteve, pra kemi të bëjmë edhe me restaurimin e teatrit të qytetit pastaj kishën katolike që është një prej kërkesave të komunitetit katolik e komunës dhe natyrisht përgjegjësi e ministrisë dhe natyrisht dhe jemi dakorduar që të kemi investim. Po ashtu është edhe xhamia në Greme pjesë e këtij investimi. Po ashtu një lajm i veçantë për qytetarët e Ferizajt është edhe funksionalizimi i plotë i qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore. Siç e dini në shtatë komuna e Kosovës ekzistojnë qendrat e trashëgimisë kulturore por në Ferizaj nuk ka qenë funksionale pra ka vetëm një zyrtar që e mbulon gjithë këtë punë", tha Gashi.

Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu teksa e ka falënderuar Gashin për përkushtimin për të investuar nga Ferizaj tha se kjo komunë për 16 muajt e qeverisur nga ai ka dhënë shembullin e një transformimi të përgjithshëm.

Aliu tha se përmes memorandumeve të nënshkruara sot me MKRS-në po u jepet përgjigje kërkesave të komuniteteve të ndryshme në Ferizaj.

Edhe Investohen 5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Ferizaj Arbëri Investohen 5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Ferizaj

"Memorandumet e bashkëpunimit qe posa i nënshkruam janë një tregues i qartë i asaj se çfarë e pret komunën e Ferizajt dhe atë që e pret qytetin e Ferizajt. Dhe se në për afërisht 16 muaj jemi duke e thënë atë se Ferizaj është shembull i transformimit të përgjithshëm dhe i kërkesave të cilat ishin pothuajse edhe ëndërr e disa kategorive të caktuara të komiteteve të caktuara në Ferizaj, tashmë me nënshkrimin e këtyre memorandumeve të mirëkuptimit në mes ministrisë së Kulturës dhe Sportit dhe komunës se Ferizajt fillojnë të bëhen realitet", tha Aliu.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë inspektuar punimet në Qendrën Multifunksionale në fshatin Greme, si dhe ka parë nga afër edhe stadiumin e qytetit. Gashi po ashtu sot ka marr pjesë edhe në hapjen e Ditës Olimpike në Ferizaj./KsP/