Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati optimiste për implementimin e marrëveshjeve me Kosovën lidhur me studimet arbëreshe

Përkthyesja dhe drejtoresha e Qendrës për Studime të Publikimeve të Arbëreshëve, Diana Kastrati, ka thënë se është optimiste se marrëveshjet e qendrës që ajo udhëheqë me institucionet e arsimit në Kosovë, do të realizohen.

Ajo në Express Intervista të KTV-së ka thënë se lidhur me realizimin e marrëveshjeve janë marrë hapa konkret.

Sipas saj, kjo javë ka qenë intensive sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit.

“Është rasti më tipik unik në të cilin ne kemi një popullatë të shpërndarë të cilët kanë ruajtur me një dëshirë të pazakontë tiparet që karakterizojnë tiparet e kombit të tyre. Kjo javë ka qenë intensive sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke filluar nga Akademia e Arteve. Interesi ka qenë maksimal nga ana e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj, gjithë databaza që lidhet me studimet e tilla do të jenë kontribute që do të vijnë brenda institucioneve të Kosovës.

Edhe Shqipëria dhe Kosova në një hap për çështjen e arbëreshëve Kulturë Shqipëria dhe Kosova në një hap për çështjen e arbëreshëve

“Ky lloj bashkëpunimi ka filluar që dje dhe ne kemi porositur menjëherë listën e librave që do të vijnë. Në këtë kuadër nuk do të jetë vetëm pjesa e dhurimit por edhe ajo bashkëpunimit. Ndodhë që të kemi mosaplikim të marrëveshjeve, por jam optimiste sepse ka filluar mirë dje”, ka thënë ajo. “Atë që nuk ka bërë politika e diplomacia, e ka kryer kultura. Përkthimin e veprave nga shqip në italisht ka qenë kulturë që e kanë bërë shumë autor para meje. Ky sensibilitet vjen jo vetëm nga një marrëveshje ndërshtetërore, por nga arti e kultura”.

Kastrati ka thënë se Shqipëria ka punuar mirë në diplomacinë kulturore.

Ajo ka thënë se puna është e mirë pasi të gjitha institutet e kulturës afër ambasadave, kanë misionin e përhapjes së kulturës shqiptare.

Sipas saj në 30 vjetët e fundit është duke u bërë përpjekje e mirë porse sipas saj gjithmonë ka vend për përmirësim.

Ajo ka thënë se veprat shqip janë përkthyer porse numri i tyre është i vogël.

Kastrati ka thënë se sa i përket përkthimeve, ritmi në Shqipëri është më i shpejtë.

Edhe Shkodra hap dyert në mbështetje të studimeve për arbëreshët Kulturë Shkodra hap dyert në mbështetje të studimeve për arbëreshët

Sipas saj, është në shpërpjesëtim prania e librave me autorë të botuar në Kosovë me praninë e librave shqiptarë të botuar në Shqipëri.

“Edhe shpërndarja e librit duhet të jetë më i shpejtë. Kam përshtypjen se nuk është aq sa duhet. Një nga misionet e qendrës është të bëhet sensibilizimi në Shqipëri për çështjen arbëreshe, qendra ka për qëllim t’i përfshijë edhe gjithë autorët tjerë edhe jashtë Shqipërisë. Këto libra që do t’i marrim do të jenë pjesë e bibliotekës së qendrës”, ka thënë ajo.