Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati e quan vëlla, Konjufca i thotë që është kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka ironizuar gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, duke i quajtur deputetët vëllezër e motra.

Kjo pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tregoi në një konferencë për media se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një takim i ishte drejtuar “na ndihmo si vëlla”.

Kastrati u është drejtuar “i nderuar vëlla Glauk, të nderuar motra dhe vëllezër deputetë”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur duke i thënë “kryetar i parlamentit jam”.

Kurti kishte kritikuar qasjen e Jasharajt duke thënë se ka shkuar koha kur kryeministrat ndihmojnë si vëllezër.