“Askush nuk na shikon më përmes nishanit në Kosovë, pos ekstremistëve, të cilët gjenden në të gjitha anët. Mendoj se serbët munden normalisht të punojnë e të jetojnë me ata njerëz, në territorin tonë serb. Nuk duhet harruar se Patrikana e Pejës është Jerusalemi ynë”, ka thënë Bogolub Kariq, transmeton Koha.net .
Kryetari i Lëvizjes Forca e Serbisë Bogolub Kariq ka deklaruar se Serbia tani ka pozicionin politik që mendon për vendin e vet e edhe për serbët në Kosovë.
“Kam qenë këto ditë në Kosovë dhe kam parë se njerëzit tanë janë liruar paksa. Ata ndjejnë se munden, për fillim, t’i vizitojnë shtëpitë e veta e më pas edhe të kthehen për të jetuar atje'', citon “danas” të ketë thënë Kariq.
Sipas mendimit ë liderit të LFS-së, struktura politike e tubuar përreth Listës Srpska,e cila ka fituar në komunat me shumicë serbe në Kosovës, ka krijuar situatën politike jo krejtësisht stabile por që është më e mirë se sa që ka qenë.
- Sfida e kthimit të Listës Sërpska në pushtetin lokal në veri
-
Haradinaj: Peja duhet të jetë kryeqyteti ekonomik
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Kandiq: Deklarata e Paunoviqit tregon se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur
-
Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje