Kosova po synon ndërkombëtarizimin e ekonomisë së saj dhe sigurimin e investimeve të huaja përmes një panairi që po mbahet në Koln të Gjermanisë për ekonominë digjitale, marketingut dhe inovacionit “DMEXCO 2018”
Në këtë panair po prezantohen potencilalet e Kosovës në këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë, si dhe ndërmarrjet kosovare të këtij sektori me të arriturat e tyre në vitet e fundit. 40 mijë vizitorë nga gjithë bota do të ndjekin nga afër zhvillimet e fundit dhe trendët e ekonomisë digjitale, si dhe do të kenë mundësi të informohen me kapacitetet e Kosovës në fushën e ekonomisë digjitale dhe për mundësitë e investigimeve në këtë fushë të re të ekonomisë.
Kosova në DMEXCO 2018 bashkë me ndërmarrjet e saj po prezantohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe, IBM, Microsoft dhe Youtube.
Në panairin e ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit DMEXCO 2018, që po mbahet më 12 dhe 13 shtator, në Köln të Gjermanisë, do të jenë të pranishëm edhe një numër i i ndërmarrjeve kosovare.
Në DMEXCO 2018 prezantojnë punën e tyre 1 mijë kompani ndërkombëtare para 40 mijë vizitorëve dhe kjo është mundësi e mirë për ndërmarrjet kosovare për krijim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit.