Kosova po prezantohet në Simpoziumin e 53-të të Asociacionit për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) me moton “Digital Kosovo”.
Delegacioni i Kosovës në këtë simpozium, që ka nisur sot dhe mbyllet më 16 nëntor, përbëhet nga pesë firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikacionit në Kosovë (STIKK), 5 Start-Upe të Qendrës së Inovacionit të Kosovës, 5 firma anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe gjashtë përfaqësues institucionalë.
“Synimi i pjesëmarrjes së delegacionit kosovar në këtë ngjarje është në rend të parë ndërkombëtarizimi dhe promovimi i ekonomisë kosovare si dhe informimi i firmave anëtare të BME me potencialin ekonomik që ka Kosova, në veçanti në sektorin e TIK-ut. Pjesëmarrja në këtë simpozium gjithashtu do të shërbejë për të ndërtuar ura lidhëse ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, për rrjetëzim dhe për të thelluar njohuritë rreth trendeve të fundit në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në Gjermani”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Inovacionit.
Simpoziumi treditor i BME-së për blerje dhe logjistikë që do të mbahet nga 14.-16.11.2018 në Berlin, është një ndër ngjarjet më të mëdha të blerësve dhe profesionistëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Evropë, sipas kësaj ministrie. Një rrjet i madh me 2000 pjesëmarrës, rreth 100 ekspozues dhe rreth 130 folës të niveli të lartë japin inputet e tyre rreth së ardhmes në zinxhirin e furnizimit. 70% të pjesëmarrësve janë drejtues të kompanive, apo në rangun e dytë të vendimmarrjes në kompani.
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Rritet deficiti tregtar në Kosovë
-
“Java e Kulturës së Kosovës në Berlin” me sinjale artistësh e potencialesh
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Pesë shtete të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor