Kandidati për deputet në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, Fida Mustafa, ka bërë thirrje për hetim dhe rinumërim të çdo kutie në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ka thënë se manipulimet janë të shumta, derisa ka numëruar katër prej tyre, të cilat ai beson të kenë ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe unë publikisht i bashkëngjitëm thirrjes së prof. Muhamet Mustafës, për hetim dhe rinumërim të çdo kutie të votimit për zgjedhjet e 11 qershorit. Shkeljet janë të mëdha, faktet janë evidente për prishje të votës qëllimisht si dhe lexim jo i drejtë i fletëvotimit gjatë procesit të numërimit dhe regjistrimit”, ka thënë Mustafa.
“Më poshtë po sjell katër mënyrat e manipulimit të votës që përcollën këtë proces zgjedhor: Duke i prishur fletëvotimet nëpërmjet stilolapsave apo ndrydhjes së fletëvotimit me unazë dore apo mjete të forta; Duke i shtuar fletëvotimit edhe një numër shtesë kështu duke e bërë fletëvotimin të pavlefshëm për kandidatët; Gjatë leximit të fletëvotimit, numrat e votuar (me mbishkrim) nuk lexohen, por lexohen numrat e porositur, pa qenë fare të votuar në fletëvotim; Duke futur rezultatet në regjistrat zyrtar të KQZ-së, mbi vendvotimin, aty ndryshohen të dhënat dhe i barten votat e një kandidatit kundrejt një tjetri, pavarësisht se në kutitë e votimit, fletëvotimet e dëshmojnë të kundërtën”, ka thënë Mustafa.
Nëpërmjet kësaj shkrese, Mustafa ka thënë se kërkon publikisht nga KQZ dhe organet tjera kompetente, si dhe organet e drejtësisë, “që në mënyrë profesionale të hetojnë këtë proces zgjedhor i cili në rend të parë dëmton rëndë vullnetin e qytetarëve të vendit dhe vet kredibilitetin e shtetit të Republikës së Kosovës”.
“Po ashtu, nëpërmjet kësaj shkrese, i bëjë thirrje çdo kandidati për deputet në këto zgjedhje që konsideron se i është dëmtuar vota ndaj tij në çfarëdo forme, që publikisht të kërkohet nga KQZ rinumërim të çdo kutie të votimit për zgjedhjet e 11 Qershorit”, ka thënë Mustafa.