Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kanceri mund të mposhtet, thirrje grave që ta zbulojnë me kohë

Me moton “Zbulim i hershëm – mbijetesë”, është duke u mbajtur ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit.

Për herë të njëmbëdhjetë me radhë, në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ka filluar ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit.

Qëllimi i këtij manifestimi, është gjithashtu për të mësuar më shumë rreth krijimit të kushteve sa më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.

Të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Edhe Ecja kundër kancerit të gjirit Video Ecja kundër kancerit të gjirit

"Është diçka që na prekë të gjithëve. Të gjithë duhet ta kuptojnë diagnostikimin e hershëm. Diagnostifikimi sa më i hershëm duhet të bëhet patjetër. Ato që e kanë luftuar këtë sëmundje, kanë bërë diagnostikimin me kohë. Aktiviteti i sotëm, është dëshmi se ka vetëdije të ngritur tek ne", tha ai, transmeton Koha.net.

Haradinaj shtoi se të gjitha gratë duhet të marrin guxim e të besojnë në kontrolle.

"Qeveria po punon në këtë aspekt, ju sigurojë që do të jemi përkrah juve që diagnostikimi të bëhet sa më herët", shtoi tutje .

E pranishme ishte edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Edhe Osmani në marshin tradicional kundër kancerit të gjirit: Zbulim i hershëm shpëton jetë Arbëri Osmani në marshin tradicional kundër kancerit të gjirit: Zbulim i hershëm shpëton jetë

"Jemi mbledhur për të njëjtën kauzë. Ky muaj për vetëdijesimin e kancerit. Është hap që po dëshmohet se në ofrojmë kujdes e solidaritet për të gjithë të prekurit nga kanceri. Kjo sëmundje është ndër më të vështirat. Sëmundje që s'e diskriminon askënd, mund ta prekë gjith’kë. Në dekadat e fundit, kemi mësuar se kanceri mund të mposhtet. Por që të mposhtet, duhet të punojmë bashkë të gjithë. Nëse kanceri zbulohet herët, mund të shërohet”, tha ajo.

{gallery}