Ka nisur ecja tradicionale “ Zbulimi Hershëm - Mbijetesë", i cili ka për qëllim vetëdijesimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit dhe përçimin e mesazhit vetëdijësues për kontrolle të rregullta me qëllim zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje e cila siguron mbijetesën.
Në këtë ngjarje morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Rritja e numrit të rasteve me kancer të gjirit, na bën të reflektojmë për rëndësinë e vetëdijesimit për këtë sëmundje dhe shtimin e masave parandaluese për diagnostifikimin e hershëm dhe diagnostifikimin me kohë”, tha ish-presidentja Jahjaga.
Sipas statistikave nga janari i këtij viti në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë janë paraqitur 315 raste me kancer të gjirit te femrat. Deri më tani numri i grave me kancer të gjirit është rritur për 3 deri në 4 %.
Lexo: 315 raste të reja më 2019, rritet numri i të prekurve për 4 %
Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek edhe meshkujt. Sipas onkologeve, në Kosovë, çdo vit lajmërohen 10 meshkuj të sëmurë nga ky lloj kanceri.
Muaji tetor, në gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për luftimin e kancerit të gjirit.
-
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”: Thirrje për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit
-
Bëhet thirrje për ndërgjegjësim në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit
-
Osmani kërkon që më shumë ilaçe kundër kancerit të sigurohen nga buxheti i shtetit
-
Osmani në marshin tradicional kundër kancerit të gjirit: Zbulim i hershëm shpëton jetë
-
Mbahet në Prishtinë ecja tradicionale për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit