Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamionët transportues dëmtojnë rrugët lokale të Hanit të Elezit

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës që rruga regjionale Kaçanik-Hani i Elezit, të mbyllet deri në sanimin e rrezikut nga rrëshqitja e dheut, është kundërshtuar të mërkurën nga kreu i Elez Hanit, Rufki Suma.

Ai ka thënë se vendimi i Ministrisë po shpërfillet nga vozitësit e automjeteve, të cilët po i dëmtojnë rrugët lokale të cilat nuk janë të planifikuara për pesha të rënda transportuese. Për këtë shkak, ai ka drejtuar akuza ndaj MI-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe i Ministrisë së Infrastrukturës është që të ndërpritet qarkullimi i kamionëve në Hanë të Elezit, andaj ata duhet të lëvizin në pikën tjetër në Glloboqicë. Mirëpo kamionët transportues tashti po hyjnë në kufi sikur ditëve të tjera të zakonshme ndërkaq rreziku është më i madh se sa që ishte në magjistrale, sepse ata tashmë po qarkullojnë nëpër dy drejtime të rrugës Glloboçicë-Gorancë- Hani i Elezit duke i rrezikuar edhe automjetet e vogla. Faktikisht nuk po përfillet vendimi i MI-së dhe ne e kundërshtojmë vendimin e tyre për mbyllje të rrugës, sepse i kemi ofruar alternativa që rruga regjionale të lirohet për disa orë të caktuara për automjete transportuese gjatë mbrëmjeve”, ka thënë Suma.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)