Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamenica ndan 10 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, ankohen banorët

Kamenica ka probleme të mëdha me infrastrukturën nëntokësore. Por për rregullimin e kësaj infrastrukture nga buxheti komunal janë ndarë vetëm 10 mijë euro.

Nga buxheti i komunës, këtë vit parashihen të shpenzohen vetëm 407 mijë euro për investime kapitale. Nga kjo shumë 10 mijë euro janë ndarë për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

Përqindja më e madhe e buxhetit komunal prej 9 milionë eurosh do të shpenzohet për paga dhe mëditje e në kategori të tjera, raporton KOHA.

Por banorët e ndërtesave kolektive të cilët jetojnë në lagjen “Qendra” janë ankuar se janë duke u neglizhuar kërkesat e banorëve për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

Ata thanë se pas çdo reshje shiu, podrumet e këtyre ndërtesave vërshohen nga uji. Kërkojnë nga komuna zgjidhje, teksa për këtë problem thonë të kenë njoftuar edhe kompaninë regjionale të ujësjellësit “Hidromorava”.

Edhe KPK-ja kërkon buxhet shtesë për vitin 2027 Arbëri 1 muaj më parë KPK-ja kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

Ndërkaq banorët në lagjen “Malësia” ankohen se kanë probleme me rrjetin e kanalizimit, i cili nuk i përçon ujërat e zeza të cilat po dalin më pas në sipërfaqe.

Kurse pushteti komunal në Kamenicë pranon se ka ndarë buxhet të vogël për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, ndonëse Komuna do të ndihmohet nga organizata të tjera. Përfaqësuesi i komunës, Meriton Ramabaja, në një përgjigje me shkrim ka deklaruar se në lagjen “Malësia” do të ketë investime për trajtimin e ujërave atmosferikë. Ai shtoi se në këtë komunë do të ketë investime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit që është ndërrimi i gypave të azbestit, projekt i cili zbatohet nga CDI-ja zvicerane, derisa do të trajtohen edhe ujërat e zeza në një fshat.