Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamenica mbaron fushatën e korrjeve, rendimentet të kënaqshme

Qeverisja lokale e Kamenicës ka prezantuar të dhënat për fushatën e korrjeve shirjeve të sipërfaqeve prej 1 mijë e 650 hektarësh. Sipërfaqet me elb kanë qenë vetëm 45 hektarë. Ndërsa rendimenti mesatar i grurit sipas të dhënave komunale është 4 mijë e 200 kilogramë për një hektar.

Kurse rendimenti mesatar tek elbi ka qenë 3 mijë e 500 kilogramë për një hektar. “Vlen të theksohet këtë vit , krahasuar me vitet e kaluara, rendimentet kanë qenë më të larta për hektar dhe cilësia e grurit ka qenë e mirë. Gjatë procesit të korrje-shirjes në komunën tonë kanë qenë të përfshira rreth 31 autokombajna.

E gjithë sipërfaqja e korrur me këto kultura i takon sektorit privat. Edhe këtë vit, sikurse viteve të tjera korrja-shirja është zhvilluar në bazë të programit dhe planifikimit të hartuar nga DBPZHR-ja dhe sipas Rregullores komunale për korrje- shirje”, thuhet në një informatën të Komunës.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)