Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamberi: Në Kuvendin e Serbisë u shfaq retorika e viteve të '90-ta

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka cilësuar rrëmujë dhe mungesë elementare të sensin për realitetin në Kosovë, atë që ka ndodhur të enjten në seancën e mbajtur në këtë kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se është rikthyer sërish retorika e viteve të 90-ta.

“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, ka shkruar ai.

Opozita në Serbi ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me parulla si “E ke dorëzuar Kosovën”, “jo ultimatum, jo kapitullim”, ndërsa ai po fliste për Kosovën në seancë.

Në këto parulla ishte një fotografi edhe e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, që ishte vrarë pesë vjet më parë dhe përcillej me mesazhin “Do të jepni përgjegjësi”.

Edhe Vuçiq e quan “terrorist” sulmin para parlamentit serb Rajon Vuçiq e quan “terrorist” sulmin para parlamentit serb

Vuçiqi iu tha deputetëve të opozitës “se ata kanë lëshuar mijëra terroristë shqiptarë nga burgjet”, në mesin e disa prej reagimeve të tij.