Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamatat bien, ekspertët shohin mundësi për më shumë ulje

Foto: Koha

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, normat e interesit për kredi në Kosovë kanë shënuar rënie të lehtë me fillim të këtij viti.

Besnik Kada nga Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë në BQK, në një përgjigje për Koha.net, ka thënë se normat e interesit në kredi në vitet e fundit kanë pasur trend rënës, trend që pritet ta karakterizojë edhe vitin 2018.

Deri në muajin shkurt, Kada ka thënë se norma mesatare efektive e interesit është 6.9 për qind.

Sipas tij, vlera e gjithsej stokut të kredive të lëshuara nga bankat komerciale në Kosovë, në fund të muajit shkurt të vitit 2018 arriti në 2.49 miliardë euro, prej të cilave 901.3 milionë euro janë kredituar për ekonomitë familjare, kurse 1.58 miliardë euro për ndërmarrjet.

“Norma efektive e interesit në kredi në muajin shkurt 2018 është 6.9 për qind. Ndërkaq, sa i përket interesit për ekonomitë familjare, norma efektive qëndroi në 7.3 për qind, kurse për ndërmarrjet në 6.6 për qind, prej të cilave 5.5 është bujqësore”, tha Kada për Koha.net.

Edhe Fluturojnë kamatat Ekonomi Fluturojnë kamatat

Ndërkaq, Berat Rukiqi, njohës i çështjeve ekonomike, për Koha.net ka thënë se kjo rënie është lajm i mirë, por megjithatë, ka ende hapësirë që të ketë rënie më të madhe.

“Normat e interesit kanë shënuar rënie dhe ky është lajm i mirë për bizneset. Ka nxitur aktivitet më të madh në sektorin privat dhe rritje të investimeve. Bizneset nuk i trajtojnë më normat e interesit si barrierë kryesore”, tha Rukiqi.

Por, sipas Rukiqit, ka ende hapësirë që të ketë norma më atraktive të interesit, sidomos për projekte investive që kthimin e kanë më të ngadalshëm.

Nga norma në kredi për ekonomitë familjare e cila është 7.3 për qind, sipas BQK-së, 5.9 për qind është hipotekare.

Edhe Paralajmërohet rënia e normave të interesit të kredive gjatë 2025-tës Arbëri Paralajmërohet rënia e normave të interesit të kredive gjatë 2025-tës

Kujtojmë se gjatë vitit 2016, sipas BQK-së, norma mesatare efektive e interesit ishte 7.6 për qind, për ekonomitë familjare 7.8 për qind ndërsa për ndërmarrjet 7.3 për qind.

Normat e interesit në kreditë ndaj të gjithë sektorëve ekonomikë vazhduan të shënojnë rënie, por me ritëm më të ngadalësuar krahasuar me vitin 2014 dhe 2015.