Komisioni për Integrime Evropiane ka votuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës te Kosovës për vitin 2019 si dhe plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Kryetarja e komisionit Blerta Deliu, tha se projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019, miratohet pas një numri të madh propozimesh për amendamente.
Sa i përket projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Deliu tha se nuk janë në kundërshtim me direktivat evropiane dhe se si i tillë duhet që sa më shpejt të shkojë në Kuvend. Ndërsa theksoi se ky ligj ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë.
Ditë më parë, edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka lavdëruar draft Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë një prezantimi para mediave ai është ndalur sidomos tek koha e paraparë për hetimin penal, përderisa me Kodin aktual pas nxjerrjes së aktvendimit për fillimin e hetimeve është dy vjet me mundësi të zgjatjes së hetimit për 6 muaj me urdhër të gjykatës me Kodin e ri, afati mund të zgjatet për 2 vite.
Tutje, ai tha se me këtë Kod po rritet efikasiteti në luftën kundër korrupsionit.
-
Komisioni për Buxhet miraton në parim projektligjin për ndarjet buxhetore
-
Miratohet në parim buxheti për vitin 2025
-
Kuvendi pritet ta shqyrtojë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025
-
Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit
-
Komisioni për Integrime Evropiane miraton amendamentin e Projektligjit për IPA 2016