Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kafet e Vogla” kërkojnë kompensim nga komuna

Lehtësime ose kompensim në taksat për terrasat si pasojë e humbjeve që u janë shkaktuar nga punimet kanë kërkuar pronarët e lokaleve në rrugën “Fehmi Agani”, në kryeqytet.

Përfaqësuesesi i bizneseve, Veton Zuka, tha se të gjitha lokalet në rrugën e “Kafeve të vogla” janë dëmtuar financiarisht gjatë dy muajve të fundit për shkak të punimeve për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

Andaj, sipas tij, Komuna e Prishtinës duhet të shqyrtojë mundësinë e ndonjë lehtësimi ose kompensimi për bizneset në taksën për terrasat.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti, i këshilloi bizneset që këtë kërkesë ta përcjellin në mënyrë shkruar e zyrtare në Komunën e Prishtinës.

Pasi njoftoi se është dita e 35 e punës, Mehmeti shtoi se punimet do të përfundojnë brenda afatit 60 ditësh.

Punimet për rregullimin e kanalizimit dhe infrastrukturës përcjellëse në këtë rrugë kanë filluar më 28 mars.

Artikuj të ngjashëm