Komuna e Lipjanit ka marrë vendim që bizneseve tregtare, hoteliere, kafeneve etj. t’ua zgjasë orarin e punës deri në orën 24:00 për tre muaj të sezonit veror, shkruan sot Koha Ditore .
Me këtë vendim sqarohet se kafenetë nuk duhet të krijojnë zhurmë pas orës 22:00, mirëpo një vendim i tillë nuk po respektohet nga pronarët e kafeneve, të cilët shpeshherë po organizojnë muzikë “live” deri pas mesnate. Qytetarët e Lipjanit kanë thënë se zhurma e madhe e kafeneve po ia prish qetësinë familjare, ndërkohë Inspektorati nuk po intervenon për monitorimin e gjendjes.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët në Lipjan ankohen për zhurmë nga kafenetë
-
Banorët në kryeqytet ankohen për zhurmë, kafenetë duan zgjatjen e orarit të punës
-
Zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale në Prishtinë
-
Sërish kufizohet orari i punës për shkak të të nxehtit
-
Disa biznese në Lipjan kundër që të ndalohet puna të dielave dhe gjatë festave