Komuna e Lipjanit ka marrë vendimin që bizneseve tregtare, hoteliere, kafeneve etj. t’ua zgjatë orarin e punës deri në orën 24:00 gjatë sezonit veror.
Ndërkaq ky vendim mbetet në fuqi deri më 16 shtator të këtij viti, mirëpo nga ana tjetër banorëve në qendër të qytetit nuk u ka pëlqyer me arsyetim se zhurma dhe muzika e kafeneve deri pas mesnate po ua prishin rehatinë familjare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pronarët e lokaleve hoteliere shpeshherë po organizojnë edhe muzikë “live” deri pasmesnate duke mos e respektuar orarin e punës e as vendimin e Komunës, ndaj banorët kanë kërkuar nga Inspektorati komunal të dalë në terren gjatë kësaj periudhe kohore për t’i parandaluar veprimet e tilla të cilat paraqesin telashe në qendër të qytetit.
Në vendimin e Komunës midis të tjerash thuhet se Komuna është mbështetur në nenet 13 dhe 58 të Ligjit të vetëqeverisjes lokale, nr.03/L-040, në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës më 28 të datës 4 qershor 2008, neni 40 të Ligjit nr.2008/18 për tregtinë e brendshme, nenet 40 dhe 41 dhe në statutin e Komunës së Lipjanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kafenetë e zhurmshme të Lipjanit me orar pune deri në mesnatë
-
Banorët në kryeqytet ankohen për zhurmë, kafenetë duan zgjatjen e orarit të punës
-
Zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale në Prishtinë
-
Disa biznese në Lipjan kundër që të ndalohet puna të dielave dhe gjatë festave
-
6 deri në 24:00, ky pritet të jetë orari për lokalet në qendër të Prishtinës