Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë që procedimi i projektligjit për Demarkacion nga Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvend, pa rekomandim që të votohet apo jo, nuk do të ndikojë në votën e deputetëve.
Sipas saj, të gjithë deputetët tashmë kanë qëndrimet e tyre për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe një rekomandim se si të votohet, nuk do të ndryshonte mendjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është rregull parlamentar që secili projektligj që procedohet komisioni parlamentar duhet të merret me atë. Ishin dy propozime, ishte njëri që t’i rekomandohet kuvendit që të mos votohet kjo, dhe i dyti që të mos jepet rekomandim. Ishim me vota të barabarta. Nuk do të thotë kjo që ndikon te deputetët sepse paraprakisht secili deputet i ka qëndrimet individuale dhe të grupeve parlamentare dhe secili mbron qëndrimet dhe parimet e veta”, ka thënë ajo në Express të KTV-së.
Sipas Time Kadrijajt, komisioni i ri për kufirin me Malin e Zi ka siguruar harta që tregojnë se pjesët e diskutuara gjithmonë kanë qenë në territorin e Kosovës.
Ajo ka thënë se një marrëveshje me Malin e Zi, për pikat që kontestohen, do të ishte opsioni më i mirë.
Sa i përket kriterit që nëse s’kalon Demarkacioni, nuk ka liberalizim vizash për kosovarët, Kadrijaj ka thënë se “ky nuk është kriteri i vetëm, pasi po harrohet edhe korrupsioni”.
“E kemi potencuar se për Kosovën po bëhen kritere të dyfishta. Është e pakuptueshme. Kosova e dëshiron rrugën evropiane. Edhe evropianët duhet të shohin vendosmërinë e Kosovës për rrugën evropiane. Është popull proevropian dhe proamerikan dhe nëse krahasohet me popujt tjerë të Ballkanit, Kosova s’ka ndryshuar dhe populli nuk i ndryshon këto qëndrime”, ka shtuar ajo.