AAK vazhdon akuzat në drejtim të LDK-së se manipuloi me Marrëveshjen për demarkacionin. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka akuzuar kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmanin se ka manipuluar në komision për Marrëveshjen e demarkacionit.
Ja postimi i plotë:
Vjosa ka manipulua me komisionin sepse të gjithë anëtarët e komisionit me përjashtim të LDK kemi votua për marrëveshjen e arritur në mes liderëve e që është ba publike nga kryeministri Haradinaj.
Ndryshimi i vetëm ka qenë në pikën 1.2 që në fund të paragrafit i shtohet si orientim.
Kjo ka qenë marrëveshja e për këtë kemi votua.
Edhe
Osmani: AAK e frustruar rreth demarkacionit, akuzon LDK-në
Çka ka dal jashtë kësaj ashtë manipulim me komisionin dhe votat e deputetëve.
As në seancë e as në komision nuk është sjell asgjë e shkruar nga ato qe po supozohet që janë votuar por veç janë lexuar paragrafët!