Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili, sipas saj, këto ditë po vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore dhe nuk po lejohet të marrë tretman shëndetësor.
Ajo tha se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komision, ka thënë se Qeveria ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke thënë se pikërisht kur Qeveria thotë kështu, mu në atë sektor ka shkelje, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut. Ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit, edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i cili këto ditë, edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, tha ajo.