Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadri Veseli s’tregon vlerën e pasurisë së tij

Ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka deklaruar vetëm vlerën e një banese të blerë në vitin 2001, dhe e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Banesa prej 114 metrash katrorë, ka vlerë 97 mijë euro.

Ai ka deklaruar se ka një lokal afarist të blerë rishtas, 2017-18, me 270 metra katrorë, por nuk ia ka shënuar vlerën. As një shtëpi 350 metra katrorë dhe tokë e mal të trashëguara, si pasuri e përbashkët e familjes.

Ai ka një veturë Jeep, e përfituar më 2014, me vlerë prej 16,300 euro.

Para të gatshme ai ka deklaruar rreth 10 mijë euro.

Edhe Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë Arbëri 3 muaj më parë Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë

Paga vjetore e tij në krye të Kuvendit është mbi 30 mijë euro.

Këtu mund të shihni të plotë deklaratën e pasurisë nga Kadri Veseli.