Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadri Veseli paraqitet para Speciales të martën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë të martën në orën 15:00.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Ndërsa, të hënën, më 9 nëntor, Hashim Thaçi nga ora 15:00 dhe Jakup Krasniqi nga ora 11:00 do ta kenë paraqitjen e parë para Speciales.

Artikuj të ngjashëm